fbpx
  •   +389 2 3099 500

Struktura dhe funksioni i palcës kurrizore

Palca kurrizore është pjesë e sistemit qëndror nervor, e cila shtrihet nëpër gjatësinë e kanalit të shtyllës kurrizore. Është e mbrojtur nga strukturat kockore të shtyllës kurrizore. Është e mbuluar nga tre membrana (dura mater, arachnoid dhe pia mater).

Palca kurrizore ka 31 palë nerva kurrizor. Në varësi se në cilën pjesë të shtyllës kurrizore dalin, nervat janë të ndara në 8 nerva të qafës, 12 të kraharorit, 5 të ijeve, 5 të kryqeve dhe 1 e kërbishtit. Çdo palë e nervave i përshtatet njërës pjesë të palcës kurrizore të emërtuar si segment. Kjo ndarje i korrespondon fazës së zhvillimit në të cilën palca kurrizore mbush të gjithë kanalin e shtyllës kurrizore. Megjithatë, gjatë zhvillimit vjen dhe zhvillimi jo proporcional i kanalit të shtyllës kurrizore dhe palcës kurrizore që shkakton zhvendosjen natyrale të palcës kurrizore në pjesën e sipërme. Pozicioni është i ndarë në mënyrë analoge në katër pjesë: të qafës, të kraharorit, të ijeve dhe të kërbishtit(kryqveve). Nëpërmjet pjesës së mesme të shtyllës kurrizore shtrihet palca kurrizore e cila në pjesën e poshtme zgjerohet (ventriculus terminalis).

Palca kurrizore është e përbërë nga një masë e bardhë dhe gri. Masa gri gjendet në pjesën e mesme të trurit, ndërsa rreth saj gjendet masa e bardhë. Ngjyra gri formohet nga trupat e neuroneve, e dendritës dhe qelizat glia, ndërkohë që masa e bardhë përbëhet nga aksone të grupuara në ganglione.

Palca kurrizore është një qendër të madhe refleksive dhe udhëheqës ndërmjet trurit dhe trupit. Fillon në kulmin e pjesës së poshtme të rruazave të para cervikale dhe përfundon në kulmin e rruazës së parë apo të dytë të pjesës lumbale (të mesit). Është e gjatë rreth 42 – 45 cm, kështu që zë 2/3 e pjesës së sipërme të shtyllës kurrizore.

Funksioni i palcës kurrizore

Informacione të zbatuara

Zbatimi i informacioneve kryhet nëpërmjet rrugëve nervore, ose trakteve të cilat gjenden në këtë masë të bardhë. Nëpërmjet këtyre rrugëve nervore, shtylla kurrizore lidh trurin me nervat periferike dhe anasjelltas. Falë këtij funksioni dërgohen informacione nga receptorët e lëkurës dhe të muskujve, si dhe nga receptorët e dhimbjeve.  Nëpërmjet palcës kurrizore zbatohet edhe kontrolli i lëvizjeve të mësuara dhe kjo veçanërisht të ekstremiteteve të sipërme.

Lëvizja e pjesëve të trupit

Lëvizja e disa pjesëve të caktuara të trupit (koka, qafa, trungu, gjymtyrët, diafragma) kryhet nëpërmjet punës së muskujve të cilët janë nën kontrollin e nervave të cilat dalin nga palca kurrizore.

Zbatimi i reaksioneve refleksive (fleksioni dhe ekstensioni)

Palca kurrizore është qendra e një numri të madh refleksesh. Reflekset e shtyllës kurrizore realizohen me ndërmjetësimin e harkut refleksiv, i cili mund të jetë monosinaptik dhe polisinaptik. Falë këtij funksioni vjen kontraktimi i muskujve të ekstremiteteve të poshtme dhe të sipërme (fleksioni dhe ektensioni i tyre), kontraktimi i muskujve që mbajnë trupin në pozicion të drejtë.