fbpx
  •   +389 2 3099 500

Struktura dhe funksioni i shtyllës kurrizore të shëndetshme

Shtylla kurrizore është një structure komplekse e cila siguron stabilitet dhe lëvizshmëri në trupin e njeriut. Është e përbërë nga 33 kocka të quajtura rruaza, shërben si shtyllë për bajtjen e trupit drejtë dhe  në të njejtën kohë mbron palcën kurrizore. Në shtyllën kurrizore të shëndetshme ekzistojnë tre shtrembërime natyrale që i japin asaj formën e gërms ‘S’ nëse e shikoni në një pozicion anash. Këto shtrembërime natyrale mundësojnë shpërndarjen e duhur të peshës trupore.

Shtylla kurrizore është e ndarë në 5 segmente

Segmenti cervikal (pjesa e qafës).  Segmenti cervical përfshin pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore ose të qafës, dhe është i përbërë nga 7 rruaza (C1-C7).  Rruazat e qafës janë rruazat më të holla të shtyllës kurrizore, por mundësojnë një fleksibilitet dhe stabilitet të përkryer  të qafës.  Me ndihmën e rruazës së parë (Atlas) qafa lëviz para dhe mbrapa, ndërsa rruaza e dytë (Aksi) lejon rrotullimin e qafës.

Segmenti torakal (pjesa e kraharorit). Segmenti torakal përbëhet nga 12 rruaza dhe është pjesa më e gjatë e shtyllës kurrizore.  Rruazat torakale janë më të mëdha dhe më të forta në krahasim me ato të qafës, dhe kanë më pak fleksibilitet. Bashkimi i rruazave torakale me brinjët formojnë të ashtuquajturën ‘kafazin brinjë’ që e bën këtë segment më të qëndrueshëm se të tjerët. Në të njejtën kohë, ky formim mbron organet të cilat gjenden në pjesën e kraharorit.

Segmenti lumbal (pjesa e poshtme e mesit). Segmenti lumbal lidh pjesën torakale të shtyllës kurrizore me pelvisin (legenin). Përbëhet nga 5 rruaza. Kjo pjesë e shtyllës kurrizore ‘mbart’ peshën më të madhe të trupit të njeriut, pikërisht për këtë arsye , problemet më të mëdha me shtyllën kurrizore dhe dhimbjet shfaqen në këtë pjesë të trupit.

Segmenti sakral ( kërbishti). Segmenti sakral i shtyllës kurrizore është i përbërë nga një kockë e madhe e quajtur kërbisht ose kryqi. Segmenti sakral është i sheshtë, është një kockë trekëndore e formuar nga bashkimi i 5 rruazave më të vogla.  Roli kryesor i kockës së kryqit është lidhja e shtyllës kurrizore me kockat e legenit.

Segmenti kokcigeal përbëhet nga kocka e kryqit e cila është e formuar për bashkimin e 3 deri në 5 rruazave të vogla. Zakonisht kocka e kryqit është e përbërë nga bashkimi i 4 rruazave të vogla, por ka mundësi që tek disa persona ajo të jetë e përbërë nga 3 ose 5 rruaza të vogla, gjë kjo e cila nuk ndikon në funksionin e këtij segmenti. Kjo pjesë është e njohur si bishti i cili mbart peshën e trupit gjatë qëndrimit ulur dhe mundëson lidhjen e muskujve të legenit dhe zonës gluteale.  

Disqet intervertebrale

Rruazat kurrizore janë të ndara në vetvete nga disqet intervertebrale me qëllim që këto rruaza të mos fërkohen me njëra-tjetrën. Çdo disk që ndodhet ndërmjet rruazave, është i përbërë nga inde të forta (unazë) të mbushura me xhel të butë (bërthamë/nucleus). Unaza është e përbërë nga ligament të cilat lidhen me rruazat, ndërsa bërthama është e përbërë në pjesën e saj më të madhe nga uji dhe luan rolin e një amortizuesi – lehtëson fërkimin e rruazave.  Kur për shkak të disa situatave të caktuara ndodh thyerja e unazës, kjo gjë mund të shkaktojë rrjedhjen e përmbajtjes së bërthamës së butë. Kjo gjendje mund të shkaktojë dhimbje pasi krijon presion në mes të rruazave si dhe kompresion (ngjeshje) të nervave.

Nervat

Palca kurrizore ose fibrat nervore të cilat janë përgjegjëse për dërgimin dhe marrjen e mesazheve nga truri, kalojnë nëpërmjet kanalit të shtyllës kurrizore. Nëpërmjet palcës kurrizore, truri ndikon në pjesën tjetër të trupit, kontrollon lëvizjen e trupit dhe funksioinin e organeve.

Indet e buta

Tendinat lidhin muskujt me kockat, ndërsa ligamentet lidhin kockat dhe forcojnë nyjet. Ato gjithashtu kufizojnë lëvizjen në drejtime të caktuara. Muskujt sigurojnë lëvizjen e trupit dhe ndihmojnë në mbajtjen apo ruajtjen e trupit në pozicion të qëndrueshëm kundër forces së gravitetit.