fbpx
  •   +389 2 3099 500

Hernia diskale

Çdo disk që ndodhet ndërmjet rruazave, është i përbërë nga inde të forta (unazë) të mbushura me xhel të butë (bërthamë/nucleus). Unaza është e përbërë nga ligament të cilat lidhen me rruazat. Bërthama është e përbërë në pjesën e saj më të madhe nga uji dhe luan rolin e një amortizuesi – lehtëson fërkimin e rruazave.  Kur për shkak të disa situatave të caktuara ndodh thyerja e unazës, kjo gjë mund të shkaktojë rrjedhjen e përmbajtjes së bërthamës së butë. Kjo gjendje mund të shkaktojë dhimbje pasi krijon presion në mes të rruazave si dhe kompresion (ngjeshje) të nervave.

Kur unaza e diskut dëmtohet apo plasaritet, atëherë bërthama e butë mund të depërtojë permes plasaritjeve në kanalin e shtyllës kurrizore. Ky çrregullim shpesh quhet hernie diskale (disk i care apo i plasaritur). Rrjedhja e lëngut të bërthamës mund të shkaktojë ngjeshje në rrënjën e nervave të shtyllës kurrizore.  Në këtë mënyrë mund të çojë deri në inflamacionin e rrënjëve nervore.  Për këtë arsye hernia diskale është një gjendje tepër e dhimbshme.

Kur hernia diskale prek pjesën e mesme të shtyllës kurrizore, gjendja mund të jetë shumë serioze.  Kanali spinal në këtë zonë, ka një hapësirë shumë të vogël rreth palcës kurrizore.  Në rastin më të keq, presioni i cili shkakton diskun e ‘sëmurë’ në pjesën torakale të palcës kurrizore mund të paralizojë pjesën e poshtme të mesit. Por sidoqoftë, hernia diskale prek pjesën lumbale dhe cervikale të shtyllës kurrizore, aty ku kanali i shtyllës kurrizore është më i gjërë.  

Përveç faktit që hernia diskale shkakton dhimbje në shtyllën kurrizore, ajo mund të prekë dhe pjesë të tjera të trupit.  Kjo vjen si rezultat i rrënjëve nervore të cilat e përhapin sinjalin në disa pjesë të trupit. Për shembull: hernia diskale në pjesën e poshtme të shpinës mund të shtypë rrënjën e nervit shiatik dhe të shkaktojë dhimbje apo mpirje në pjesën e prapme të këmbës, një gjendje e njohur kjo si dhimbje e nervit shiatik.  Nga ana tjetër, hernia diskale në pjesën cervikale të shtyllës kurrizore mund të shkaktojë dhimbje në qafë dhe në krahë.

Kjo gjendje mund të shfaqet si rezultat i konsumimit apo traumës së disqeve.  Për shembull: rënie nga lartësia, në pozicion ulur, zakonisht kjo rezulton në thyerjen e rruazave ose plasaritjen e disqeve. Gjithashtu edhe lëndimi më i lehtë mund të rezultojë në hernie diskale. Përveç të tjerash, shkak për këtë mund të jetë edhe ngritja e ndonjë paisje të rëndë në pozicion të gabuar, dobësimi i disqeve për shkak të ndonjë lëndimi të përsëritur ose për shkak të moshës.  Në raste të tilla, disqet dobësohen dhe bëhen më të ndjeshëm ndaj plasaritjeve.

Për të diagnostikuar hernien diskale zakonisht bëhet ekzaminim fizik, dhe merret historia e plotë e pacientit.  Si test diagnostikues, zakonisht përdoret rezonanca magnetike.

Trajtimi i hernies diskale varet nga simptomat. Fillimisht mjeku mund t’ju lëshojë ilaçe dhe terapi fizikale. Nëse keni dhimbje vërtet të forta për shkak të nervit të irrituar, mjeku mund t’ju lëshojë një injeksion epidural steroid.

Trajtimi kirurgjik përfshin një kombinim të laminektomisë dhe discektomisë.