fbpx
  •   +389 2 3099 500

Ishias

Ishias është një dhimbje e cila kalon nëpër nervin shiatik, një nerv i madh i cili gjendet në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore dhe vazhdon deri në pjesën e pasme të të dyja këmbëve.  Edhe pse nervi shiatik mund të shkaktojë një gjendje të dhimbshme, rrallë ndodh që të shkaktojë dëmtim të përhershëm nervor. Ishias shpesh shkaktohet nga inflamacioni dhe dhimbja zakonisht kalon pas disa javësh. 

Simptomat

-          Dhimbje përgjatë këmbës deri në fund të këmbës, e cila rritet gjatë qëndrimit në këmbë apo kur uleni.

-          Mpirje në një pjesë të këmbës dhe shputës së këmbës

-          Dobësi, ngurtësim apo vështirësi gjatë lëvizjes së këmbës apo shputës së këmbës.

-          Dhimbje të vazhdueshme në vithe dhe në pjesën e poshtme të vitheve (një pjesë e këmbëve).

-          Një dhimbje prerëse e cila ndodh kur ngriheni në këmbë.

Nervi shiatik zakonisht prek një këmbë. Dhimbja përhapet nga pjesa e poshtme e shpinës në pjesën e vitheve duke vazhduar në pjesën e poshtme të këmbës.  Në varësi të asaj ku është kapur nervi shiatik, dhimbja mund të transferohet deri tek shputa apo gishtat e këmbës.

Çfarë e shkakton nerving shiatik?

Çdo gjendje e cila shkakton irritim në nervin shiatik, mund të shkaktojë ishias.  Në shumicën e rasteve, ishias shkaktohet nga presioni mbi nervin shiatik si rezultat i hernies diskale. Shkaqe të tjera të cilat mund të shkaktojnë këtë gjendje janë stenoza lumbale spinale, sëmundje degjenerative të diskut, spondiloliza dhe shtatzënia.

Si diagnostikohet?

Në diagnostikimin e ishiasit, doktori do të shqyrtojë historinë tuaj mjekësore, dhe do të analizojë shtyllën tuaj kurrizore, ijet dhe këmbët me qëllim për të vënë në provë forcën, fleksibilitetin, ndjeshmërinë dhe reflekset. Kryerja e testeve të tjera mund të përfshijë radiologjinë, resonance magnetike, KT scan, elektrogramin.

Trajtimi

Trajtimi konservativ është për të reduktuar dhimbjen. Në fazën akute gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është çlodheni, të relaksoheni, dhe disa lëvitje të thjeshta si shëtitje të shkurtra apo të qëndroni në këmbë për pak minuta mund të vijnë në ndihmë. Vendosja e kompresos mund t’a lehtësojë dhimbjen.  Një pjesë e rëndësishme e trajtimit është terapia fizikale. Në shumicën e rasteve kjo metodë e përmirëson situatën për disa javë.  Nëse trajtimi konservativ nuk jep razultat, atëherë opsioni tjetër i trajtimit është operacioni.  Kur ishias shkaktohet nga hernia diskale, procedura më e përshtatshme është laminotomia.