fbpx
  •   +389 2 3099 500

Hidroterapia ose e quajtur ndryshe si terapia e ujit, është një metodë trajtimi  gjatë të cilës përdoret efekti I favorshëm I ujit (të ftohtë, të nxehtë, avullit të ujit) mbi gjendjen e përgjithshme të organizmit.  Efekti terapeutik I ujit vijon nga Romakët e lashtë, kur edhe natyralistët si Galen dhe Celsius kanë lënë dokumentin e parë të shkruar mbi efektet e ujit të ftohtë dhe të nxehtë mbi organizmin.

Temperaturat e ujit të cilat përdoren në hidroterapi

Dr. Anica Haxhi-Petrusheva Jankjeviq, fiziatër, shpjegon se ekzistojnë disa klasifikime të ngrohtësisë së ujit

  • Neutral - ku temperatura është nga 30-34 gradë
  • I ngrohtë - ku temperatura është nga 35-37 gradë
  • I nxehtë - ku temperature është  38 gradë
  • I ftohtë - ku temperature është nga 20-23 gradë

Efekti i hidroterapisë

Me anë të zhytjes së trupit në ujë, për shkak të eliminimit të forcës së gravitetit lehtësohet lëvizshmëria e trupit. Zhytja në ujë të ftohtë zakonisht bëhet nga një pjesë e trupit dhe përdoret për të ngadalësuar proceset lokale metabolike, zvogëlimin e edemës dhe lokalizimin e procesit inflamator. Uji i ngrohtë ndikon në përmirësimin e procesit metabolik, redukton presionin e gjakut, relakson muskulaturën, përmirëson elasticitetin e indeve të buta, lehtëson lëvizjen e strukturave të nyjeve (kyçeve), ndikon në qetësimin e sistemit nervor.

Ku mund të kryhet hidroterapia?

Për shkak të ndikimit të gjërë të ujit, në varësi të temperaturës së tij, ndikimi i përdorimit të hidroterapisë është i madh.  

  • Gjatë disa sëmundjeve të caktuara gastrointestinale, në të cilin përdoret ndikimi relaksues dhe qetësues i ujit.
  • Gjatë gjendjeve me temperaturë të lartë të trupit, ka për qëllim ftohjen e tij.
  • Gjatë sëmundjeve respirative
  • Gjatë sëmundjeve reumatike të cilat janë në fazë kronike , përdoret ndikimi anti-inflamator i ujit, relaksohet muskulatura , përmirësohet shkalla e lëvizjes, dhe lehtësohet gjendja e përgjithshme e aparatit lokomotor.
  • Gjatë rehabilitimit në ortopedi, pas implantimit të protezave të nyjeve (kyçeve) ndikimi i ujit të ngrohtë përmirëson elasticitetin e indeve të buta, përmirëson volumin e lëvizjes dhe në të njejtën kohë forcon muskujt përreth.
  • Në trajtimin e thyerjeve apo dëmtimeve të tjera traumatike, ku për shkak të reduktimit të presionit në ujë , mundësohet rikthimi i funksionit të duhur i gjymtyrëve të dëmtuara.
  • Dhimbja e shpinës është një nga simptomat me të cilën njeriu përballet më shpesh. Relaksimi i muskulit të shpinës, dhe forcimi i duhur i tij është tepër i rëndësishëm përsa i përket trajtimit të kësaj gjendje të dhimbshme. 
  • Noti është një metodë e terapisë hidrokisesis dhe luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e zhvillimit të deformimeve të shtyllës kurrizore tek fëmijët.
  • Gjatë sëmundjeve neurologjike.

Çfarë është terapia hidrokinesis (hydrokinesis)?

Kryerja e ushtimeve në ujë quhet hidrokinesis. Ushtrimet mund të kryhen në pishinë , mund të kryhet me anë të mjeteve ndihmëse ose edhe pa to, në vaskë, lenta nën ujore, ose me biçikletë. Kryerja e ushtrimeve në hidropistë jo vetëm që është tepër e rëndësishme për rehabilitim ,  por ajo gjithnjë dhe më tepër po përdoret si trajtim në proceset e sportistëve amatorë dhe profesionalë. Përdoret nga personat të cilët fillojnë të merren me aktivitet fizik, ose nga personat të cilët kanë dhimbje shpine dhe dhimbje të kyçeve. Me nanë të kësaj terapie eliminohet graviteti, reduktohet  presionit I ushtruar në kyçe, si dhe me anë të rezistencës që ju ofron apo shkakton uji, forcohet muskulatura.

Nga pikpamja teknologjike, radioterapia është disiplina me rritjen më të madhe në vitet e fundit. Falë teknikave moderne të rrezatimit dhe aparatet më moderne teknologjike merren rezultate të suksesshme në trajtimin e indit kancerogjen.

Tek pacientët me tumor primar dhe sekondar të shtyllës kurrizore dhe palcës kurrizore, radioterapia zakonisht kryhet para dhe pas intervenimit operativ, në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira në trajtimin e pacientit.

Çfarë është radioterapia?

Radioterapia është përcaktuar si trajtimi i indit kancerogjen apo të disa tumoreve jo malinje me anë të ndihmës së rrezatimit. E njohur publikisht si terapi radiologjike ose terapi me rreze jonizuese. Rrezet e përdorura në radioterapi kanë për qëllim parandalimin e rritjes së qelizave të kancerit ose shkatërrimin e tyre. Pas diagnostikimit të kancerit 60-80% e pacientëve me kancer kanë nevojë për radioterapi. Pacientët të cilët kryejnë këtë terapi janë të sigurt për mjedisin përreth dhe mund të vazhdojnë normalisht me aktivitetet e përditshme.

Si përcaktohet metoda e trajtimit?

Ka disa faktorë të cilët ndikojnë në përcaktimin e trajtimit (kirurgjia, radioterapia apo kimioterapia). Faktorët kryesorë janë: lloji histologjik i tumorit, faza në të cilën ndodhet tumori, lokalizimi i sëmundjeve malinje, mosha e pacientit dhe gjendja e tij e përgjithshme. Vendimet e trajtimit merren pas vlerësimit nga ana e mjekëve të fushave të ndryshme dhe çdo pacient vlerësohet individualisht.

Si ndikon radioterapia tek pacienti?

Radioterapia paraqet një trajtim lokal dhe është një metodë e trajtimit jo invaziv. Doza e lartë e rrezatimit e marrë gjatë seancave me radioterapi, i shkatërron qelizat ose  pengon përhapjen  apo shumimin e tyre. Për shkak se qelizat e tumorit përhapen më shpejtë se ato normale, radioterapia  shkatërron shumicën e këtyre qelizave. Edhe pse edhe qelizat normale janë nën ndikimin e rrezatimit, mund të shërohen në një periudhë të shkurtër kohore, si rezultat i ndjeshmërisë së tyre të ulët dhe mekanizmave specifike të rigjenerimit të cilat nuk janë tipike për qelizat kancerogjene. Nga ana tjetër numri i qelizave normale të cilat e rrethojnë atë pjesë e cila trajtohet, është një milion herë më i madh se numri i qelizave të kancerit. Për t’i mbrojtur qelizat normale, doza totale e rrezatimit është e ndarë në doza më të vogla të cilat jepen në periudha të caktuara kohore në ditë. Për më tepër, mjekët përpiqen për t’i mbrojtur qelizat e shëndetshme duke e fokusuar drejtpërdrejtë rrezatimin në zonën e sëmurë.

Spitali klinik "Acibadem Sistina" posedon aparatin e fuqishëm TRILOGY për radioterapi

Në Spitalin klinik "Acibadem Sistina", radioterapi kryhet me aparatin më bashkëkohorë TRILOGY i cili ofron trajtimin e shpejtë dhe efektiv të tumorit. Aparati TRILOGY lejon dozën e lartë të rrezatimit të drejtohet plotësisht drejt objektivit të tumorit, duke mbrojtur indet e shëndetshme përreth dhe organet. Reduktimi i dozës tek organet dhe indet të shëndetshme është i rëndësishëm për mbrojtjen e funksionit të tyre dhe ruajtjen e cilësisë së jetës pas përfundimit të trajtimit radioterapeutik.

Kimioterapia ka për qëllim shkatërrimin e qelizave kancerogjene të cilat rriten në mënyrë të pakontrolluar për shkak të disa ndryshimeve në strukturat e tyre. Në shumicën e rasteve ka për qëllim të vrasë qlizat kancerogjene të cilat ndodhen në shtyllën kurrizore ose në palcën kurrizore  me lëshimin e disa ilaçeve të cilat ndikojnë mbi mekanizma të ndryshme. Kimioterapia aplikohet para dhe pas periudhës operative, me qëllim për të arritur rezultate më të mira në trajtimin e pacientëve.

Tek tumoret (metastatike) primare dhe sekondare të shtyllës dhe palcës kurrizore, kimioterapia përdoret në varësi të llojit histologjik të tumorit, moshës dhe gjendjes shëndetësore të pacientit. Nëse bëhet fjalë për metastaza, ka shumë rëndësi të gjendet lloji i tumorit dhe vendi i preardhjes së tumorit  në trupin tuaj. Në rast se metastazat ndodhen në shtyllën kurrizore lëshohet edhe terapi bisfosfonate.

Vertebroplastika është një metodë kirurgjike minimalisht invazive, dhe është veçanërisht një metodë kirurgjike efektive, e cila kryhet kur kemi ndryshime patologjike ose frakturë të ruazave (frakturë osteoporotike kompresive, tumor primar benjin ose malinj, depozitë sekundare – metastaza). Qëllimi i këtij intervenimi është stabilizimi apo forcimi i rruazës së ndryshuar, zakonisht i shpejtë dhe pa dhimbje. Menjëherë pas intervenimit pacientët mobilizohen, duke patur mundësinë të largohen nga spitali në të njejtën ditë. Procedura është perkutane pa prerje kirurgjike.  

Tek të gjitha llojet e intervenimeve kirurgjike, përdoret monitorimi neurofiziologjik i cili mundëson lokalizimin e saktë të nervave, rrugëve nervore dhe bërthamës në palcën kurrizore. Falë këtij monitorimi të sofistikuar, kirurgët kanë një pamje të saktë të palcës kurrizore duke bërë të mundur minimizimin e dëmtimeve të nervave dhe strukturave të tjera.