fbpx
  •   +389 2 3099 500

Discektomia

Një nga procedurat më të zakonshme të aplikuara në trajtimin kirurgjik të shtyllës kurrizore është discektomia. Gjatë kësaj procedure mënjanohet disku i dëmtuar i cili kryen presion mbi nerv duke shkaktuar dhimbje. Në këtë intervenik kirurgjik të hapur, më saktë mënjanohet një pjesë e laminatit (petëzimit, pjesa mbi nervat spinale) të rruazës me qëllim që të sigurohet hyrje apo akses në kanalin kurrizor. Duke i vendosur butësisht nervat mënjanë, kirurgu mënjanën diskun e dëmtuar. Me mënjanimin e kësaj pjese, nervat lirohen nga presioni.

Gjendjet të cilat trajtohen në këtë procedurë

Discektomia përdoret zakonisht në trajtimin e dimbjeve të nervit shiatik. Operacioni kryhet tek ata persona të cilët  ndiejnë dhimbje në pjesën e shpinës dhe tek këmbët, dhimbje e cila është aq e fortë saqë fillon të pengojë në aktivitetet e përditshme të pacientit, këto dhimbje zgjasin më shumë se 6 javë.

Në varësi të vendndodhjes dhe peshës së dëmtimit të diskut, discektomia mund të kryhet me anë të kirurgjisë së hapur me prerje të vogël. Pacientët do të mund të largohen nga spitali në të njejtën ditë pas kryerjes së operacionit ose një ditë më vonë.