fbpx
  •   +389 2 3099 500

Fuzioni spinal

Fuzioni spinal është një procedurë e cila trajton paqëndrueshmëritë e shtyllës kurrizore të cilat shkaktojnë dhimbje dhe deformime. Procedura nënkupton bashkimin e dy apo më shumë rruazave  të cilat ngjiten në një kockë. Fuzioni zvogëlon dhimbjen duke ndaluar lëvizjen e asaj pjese të shtyllës kurrizore e cila e shkakton dhimbjen, duke e lejuar pacientin në këtë mënyrë të gëzojë apo shijojë në aktivitetet e përditshme. Çelësi i suksesit në fakt është në periudhën postoperative, periudhë e cila ka të bëjë me shërimin e kockave.

Me fuzion spinal trajtohen dhimbjet në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore të shkaktuara nga sëmundja degjenerative e diskut, hernia diskale apo spondilolisteza. Gjithashtu, kryhet gjatë frakturës apo gjatë ndonjë traume tjetër të lëndimit të shtyllës kurrizore.

Fuzioni kirurgjik aplikohet edhe gjatë korrigjimit të lakimeve anormale të tilla si skolioza dhe kifoza. Në shumë raste të skoliozës, fozioni është zgjidhja e vetme kirurgjike.  

Gjatë kohës së fuzionit spinal, kirurgu përdor graft kockor, zakonisht nga legeni apo nga brinja e pacientit, ndonjëherë edhe nga muri kockor ndërmjet rruazave. Gjatë një periudhe prej 9 muajsh pas operacionit trupi juaj do të prodhojë një kockë e cila do t’a zëvendësojë graftin kockor. Kjo kockë e re do t’i bashkojë rruazat dhe ato do të shërohen si një kockë e vetme. Gjatë kësaj periudhe, pjesët e shtyllës kurrizore  duhet patjetër të jenë të palëvizshme me qëllim që të kompletohet fuzioni.  Imobilizimi zbatohet me anë të instrumentave të cilat aplikohen në vetë kockat, të tilla si pllakat, telat, shufra, grepa, vida ose pajisje të jashtme siç janë korsetë. Në varësi të vendndodhjes së problemit, kirurgu kryen fuzion spinal në pjesën e përparme të shtyllës kurrizore (me prerje në pjesën e kraharorit), në pjesën e pasme (prerje në pjesën e shpinës) ose anash.  Përveç këtyre, ekziston edhe një kombinim kapjesh (në pjesën e përparme dhe të pasme të shtyllës kurrizore). Kirurgu vendos nëse operacionet duhen kryer në dy ditë të ndryshme apo të dyja këto veprime në një intervenim kirurgjik të vetëm.