fbpx
  •   +389 2 3099 500

Zëvendësimi i diskut

Zëvendësimi i diskut është një altenativë për fuzionin tradicional spinal. Me këtë procedurë, disqet e dëmtuara, të lënduara ose degjenerative zëvendësohen me disk artificial. Disku artificial është përbërë nga bërthama polietilene e vendosur midis fundeve(skajeve) të cilat janë të bëra nga aliazhi (përzierja) e kobalt dhe kromit. Në këtë mënyrë rruazat përsëri kthehen në pozicionin e tyre fillestar, duke u mbrojtur në këtë mënyrë nga shtypja e mëtejshme  e nervave ndërmjet tyre.  Procedura mundëson ruajtjen e fleksibilitetit të shtyllës kurrizore.

Pjesa cervikale (pjesa e qafës)

Ndryshimi i disqeve në pjesën cervikale i referohet pacientëve me radiokulopati dhe mielopati të lidhura me hernien diskale ose sëmundjet degjenerative të diskut të qafës duke zëvendësuar në këtë mënyrë fuzionin kirurgjikal spinal. Teknologjia për ndryshimin e diskut cervikal, mundëson ndryshimin e disqeve të dëmtuara ose të lënduara. Kjo procedurë zbatohet për të siguruar lëvizshmëri më të mirë dhe forcim të rruazave të qafës.

Pjesa lumbale (pjesa e mesit)

Intervenimi kirurgjik për ndryshimin e disqeve në pjesën e poshtme të shpinës, është një procedurë e re për pacientët të cilët vuajnë disku degjenerativ në këtë fushë dhe nuk mund të shërohen pas trajtimit konservativ. Hulumtimet tregojnë se zëvendësimi i disqeve të dëmtuara me disqe artificiale mbron pjesët të cilat ndodhen pranë tyre nga degjenerimi i cili ndodh si rezultat i mbingarkimit. Ndryshe nga fuzioni spinal, kjo procedurë e rikthen lëvizshmërinë e shtyllës kurrizore.

Kjo procedurë, në fakt përfshin zëvendësimin e diskut natyral me disk artificial i cili vendoset ndërmjet dy rruazave, duke i ofruar shtyllës kurrizore forcën dhe lëvizshmërinë e nevojshme.  Zakonisht, pacientët, pas intervenimit kirurgjik, pas një periudhe tepër të shkurtër kohore (2-6 javë), ata i kthehen aktiviteteve të tyre të përditshme. Kjo procedurë është një metodë e sigurt dhe efektive.