fbpx
  •   +389 2 3099 500

Rehabilitimi funksional

Gjatë rehabilitimit funksional vëmendje i kushtohet jetës normale dhe të pavarur të pacientit, pasi këta pacientë shpesh janë të lidhur ngushtë me të afërmit e tyre. Fillimisht synohet që të zvogëlohet dhimbja, e cila shfaqet në 80% të rasteve si dhimbje kronike. Dhimbja zvogëlohet me ndihmën e një nga procedurat fizikale: elektroterapi, sonoterapi, magnetoterapi.

Nga ana e terapeutëve tanë, pacientët mësojnë për kontrollin e vazhdueshëm të lëkurës, rrotullimin e vazhdueshëm në krevat, të fjeturit në anën e barkut, ngritjen nga karroca me rrota, si të  parandalohet shfaqja e plagëve dekubituese.

Tek pacientët me lëndime të palcës kurrizore, është e mundshme shfaqja e fshikëzës së urinës neurogjike. Në bashkëpunim me urologët, bëhet plan për zgjidhjen e fshikëzës neurologjike me qëllim që urina të zbrazet në mënyrë adekuate, dhe në të njejtën kohë të parandalohet shfaqja e infeksioneve, hidronefroza me evazion të gurit të veshkave në traktin urinar. Standart i artë është kateterizimi intermitent i cili merret 4 deri në 5 herë në ditë me qëllim për të zbrazur krejtësisht fshikëzën e urinës.

Janë të shpeshta rastet në të cilat shfaqen fraktura të kockave të gjata, veçanërisht kockat e ekstremiteteve të poshtme. Shkaku i këtyre frakturave është dëmtimi i ndërtimit dhe çndërtimit të kockës dhe shfaqja e osteoporozës. Osteoporoza shfaqet në muajt e parë të lëndimit dhe stabilizohet deri në një nivel të caktuar madje mbas 18 muajsh nga dëmtimi. Për të shmangur shfaqjen e frakturave për shkak të osteoporozës, tek pacientët kryhet lëvizje pasive e ekstremiteteve dhe jepet një terapi suplementare. Fizioterapeutët nën mbikqyrjen e fiziaterit, kryejnë vertikalizimin (ngritjen e trupit)pasiv të pacientit me ndihmën e longetës së ekstremiteteve. Tek pacientët me paraplegji, i kushtohet vëmendje rritjes së forcës së muskulit të ekstremiteteve të sipërme, me qëllim që pacienti të ketë më tepër stabilitet gjatë kryerjes së verikalizimit pasiv. Një pjesë veçanërisht e rëndësishme e rehabilitimit është trajnimi i transferimit karrocë – krevat – karrocë. Gjatë këtij veprimi frenat e karrocës duhet patjetër të jenë të shtypura në mënyrë që karroca të mos lëvizë dhe të mos shfaqen ndërlikime të tjera.  Më pas jepen trajnime për përdorimin e karrocës invalide në ndërtesë, jashtë ndërtesës, në një terren të rrafshët dhe jo të rrafshët.

Pacientët me palcë kurrizore të lënduar, përballen me probleme fizike dhe psikologjike. Ata janë vazhdimisht të varur nga ndihma e të tjerëve, gjatë lëvizjeve, tranferimit nga krevati në karrocë dhe anasjelltas, gjatë ushqimit dhe higjenës, etj. Humbja e kontrollit të funksionit të trupit, fillimisht duhet të kompensohen dhe më pas të zgjidhen problemet më të komplikuara siç është aktiviteti dhe  pjesëmarrja në shoqëri. Disa kufizime me siguri do t’a limitojnë pjesëmarrjen në shoqëri, por disa kufizime të tjera mund të trajtohen me një përzgjedhje të kujdeshme të metodave dhe pajisjeve të cilat përdoren në rehabilitimin fizik.