fbpx
  •   +389 2 3099 500

Hidroterapia

Hidroterapia ose e quajtur ndryshe si terapia e ujit, është një metodë trajtimi  gjatë të cilës përdoret efekti I favorshëm I ujit (të ftohtë, të nxehtë, avullit të ujit) mbi gjendjen e përgjithshme të organizmit.  Efekti terapeutik I ujit vijon nga Romakët e lashtë, kur edhe natyralistët si Galen dhe Celsius kanë lënë dokumentin e parë të shkruar mbi efektet e ujit të ftohtë dhe të nxehtë mbi organizmin.

Temperaturat e ujit të cilat përdoren në hidroterapi

Dr. Anica Haxhi-Petrusheva Jankjeviq, fiziatër, shpjegon se ekzistojnë disa klasifikime të ngrohtësisë së ujit

  • Neutral - ku temperatura është nga 30-34 gradë
  • I ngrohtë - ku temperatura është nga 35-37 gradë
  • I nxehtë - ku temperature është  38 gradë
  • I ftohtë - ku temperature është nga 20-23 gradë

Efekti i hidroterapisë

Me anë të zhytjes së trupit në ujë, për shkak të eliminimit të forcës së gravitetit lehtësohet lëvizshmëria e trupit. Zhytja në ujë të ftohtë zakonisht bëhet nga një pjesë e trupit dhe përdoret për të ngadalësuar proceset lokale metabolike, zvogëlimin e edemës dhe lokalizimin e procesit inflamator. Uji i ngrohtë ndikon në përmirësimin e procesit metabolik, redukton presionin e gjakut, relakson muskulaturën, përmirëson elasticitetin e indeve të buta, lehtëson lëvizjen e strukturave të nyjeve (kyçeve), ndikon në qetësimin e sistemit nervor.

Ku mund të kryhet hidroterapia?

Për shkak të ndikimit të gjërë të ujit, në varësi të temperaturës së tij, ndikimi i përdorimit të hidroterapisë është i madh.  

  • Gjatë disa sëmundjeve të caktuara gastrointestinale, në të cilin përdoret ndikimi relaksues dhe qetësues i ujit.
  • Gjatë gjendjeve me temperaturë të lartë të trupit, ka për qëllim ftohjen e tij.
  • Gjatë sëmundjeve respirative
  • Gjatë sëmundjeve reumatike të cilat janë në fazë kronike , përdoret ndikimi anti-inflamator i ujit, relaksohet muskulatura , përmirësohet shkalla e lëvizjes, dhe lehtësohet gjendja e përgjithshme e aparatit lokomotor.
  • Gjatë rehabilitimit në ortopedi, pas implantimit të protezave të nyjeve (kyçeve) ndikimi i ujit të ngrohtë përmirëson elasticitetin e indeve të buta, përmirëson volumin e lëvizjes dhe në të njejtën kohë forcon muskujt përreth.
  • Në trajtimin e thyerjeve apo dëmtimeve të tjera traumatike, ku për shkak të reduktimit të presionit në ujë , mundësohet rikthimi i funksionit të duhur i gjymtyrëve të dëmtuara.
  • Dhimbja e shpinës është një nga simptomat me të cilën njeriu përballet më shpesh. Relaksimi i muskulit të shpinës, dhe forcimi i duhur i tij është tepër i rëndësishëm përsa i përket trajtimit të kësaj gjendje të dhimbshme. 
  • Noti është një metodë e terapisë hidrokisesis dhe luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e zhvillimit të deformimeve të shtyllës kurrizore tek fëmijët.
  • Gjatë sëmundjeve neurologjike.

Çfarë është terapia hidrokinesis (hydrokinesis)?

Kryerja e ushtimeve në ujë quhet hidrokinesis. Ushtrimet mund të kryhen në pishinë , mund të kryhet me anë të mjeteve ndihmëse ose edhe pa to, në vaskë, lenta nën ujore, ose me biçikletë. Kryerja e ushtrimeve në hidropistë jo vetëm që është tepër e rëndësishme për rehabilitim ,  por ajo gjithnjë dhe më tepër po përdoret si trajtim në proceset e sportistëve amatorë dhe profesionalë. Përdoret nga personat të cilët fillojnë të merren me aktivitet fizik, ose nga personat të cilët kanë dhimbje shpine dhe dhimbje të kyçeve. Me nanë të kësaj terapie eliminohet graviteti, reduktohet  presionit I ushtruar në kyçe, si dhe me anë të rezistencës që ju ofron apo shkakton uji, forcohet muskulatura.