Rehabilitimi i hershëm
Sistemi i frymëmarrjes dhe trompoza në thellësi të venës: ngushtimi i enëve të gjakut në mushkëri, është një nga shkaqet kryesore të vdekjes për këta pacientë. Për shkak të ngadalësimit të qarkullimit të gjakut, humbjes së pompës muskulare, rritjes së mpiksjes të gjakut dhe dëmtimit të murit të enëve të gjakut, shkakton trombozë në thellësi të venës e cila mund të përfundojë në mënyrë fatale me bllokim të enëve të gjakut në mushkëri. Parandalimi kryhet me vendosjen e çorapeve elsatike apo fasho elastike në këmbë dhe terapi për parandalimin e mpiksjes së gjakut 8-12 javë nga lëndimi. Komplikimet e tjera të sistemit të frymëmarrjes: inflamacion, evazion i komplikimeve të frymëmarrjes dhe komplikimet e cipëzësh / shtresës së mushkërive parandalohen me hidratim të përshtatshëm, ushtrime për frymëmarrjen, drenazh (kullim), goditje në kraharor dhe masazh vibrues, zbatimi i teknikave për kollitje të asistuar dhe nxjerrje të sekrecionit.
Lëkura: plagët dekubituese janë dëmtime të lëkurës të cilat shfaqen në atë pjesë të kockave të mëdha në ato pjesë të dala të trupit siç janë shpatullat, bërryli, kërbishti, etj. Pacientët me palcë kurrizore të dëmtuar, për shkak të reduktimit të lëvizshmërisë dhe ndjenjës së dëmtuar, mund të përballen me lëndime të tilla të lëkurës. Por, me kujdesin e duhur, këto plagë dekubituese të quajtura ndryshe plagë presionuese pasi shkaktohen për shkakt të presionit të kockës së këtyre pjesëve, mund të shërohen. Për të arritur këtë qëllim, para së gjithash përdoren dyshekë dhe jastëkë antidekubitues të cilët i bëjnë trupit një masazh të lehtë në pjesën e ekstremiteteve (gjymtyrëve), si dhe kthimi i pacientit në krevat në kohë apo periudha të caktuara.
Ngurtësimi i nyjeve dhe spazmës së muskujve: ngurtësimi i nyjeve mund të ndodhë nga dobësimi i gjymtyrëve për shkak të spazmës dhe reduktimit të zgjatjes dhe lidhjen e indeve të muskulit, i cili kufizon lëvizjen e nyjeve në një drejtim të caktuar. Parandalimi më i mirë i ngurtësimit të nyjeve është pozicionimi i duhur në krevat, kryerja e lëvizjeve pasive duke i shtrirë apo kryer tërheqjen e të gjitha nyjeve (kyçeve) të paktën një herë në ditë. Ndonjëherë duhet të përdoren edhe disa shtresa të posaçme për mbajtjen e përshtatshme dhe në pozicionin e duhur të nyjeve. Spazma shfaqet në muskul si rritje e rezistencës të lëvizjeve pasive . parandalohet me anë të kryerjeve të ushtrimeve për forcimin dhe shtrirjen e muskujve të kombinuara me terapi ilaçesh.