Rezonanca magnetike (MRI 3 Т)
Rezonanca magnetike është aparati diagnostikues më bashkëkohorë e cila jep një pamje të saktë jo vetëm të kockave por edhe të indeve të buta, në këtë mënyrë shërben si një pajisje e saktë diagnostikuese në zbulimin e sëmundjeve të shtyllës kurrizore. Rezonanca magnetike jep një pasqyrë të qartë të antomisë së përgjithshme të shtyllës kurrizore, dhe përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve gjenerative të diskut, hernies diskale, stenozës spinale, nervit shiatik, kifozës, skoliozës, tumoreve dhe infeksioneve të shtyllës kurrizore.