fbpx
  •   +389 2 3099 500

PET KT është një nga teknikat më të efektshme të imazhit të cilat sot janë në dispozicion. Shkurtimisht, PET CT është një teknikë e rregjistrimit e cila tregon funksionet e organeve dhe indeve në trupin e njeriut në një nivel metabolik. Duke i kombinuar avantazhet e PET (Positron emission tomography) dhe CT (computed tomography) siguron informacione anatomike të detajuara. PET CT veçanërisht përdoret në onkologji për identifikimin e tumoreve, për përcaktimin e shtrirjes së tumorit, për planifikimin e radioterapisë, për vlerësimin e reagimit të pacientit i cili trajtohet.

PET CT përdoret si metodë diagnostikuese për të diagnostikuar ndryshimet metastatike në shtyllën kurrizore të cilat ndodhin si rezultat i shfaqjes së kancerit në pjesë të tjera të trupit. Ky mjet shërben edhe për zbulimin e kancereve primare të cilat shfaqen në vetë shtyllën kurrizore.

Me ndihmën e skanimit të kockave, doktori do të lokalizojë pjesën e lënduar të shtyllës kurrizore. Ndihmon në diagnostikimin e tumoreve të shtyllës kurrizore, infeksioneve apo thyerjeve të fshehta me shumë më tepër saktësi ndryshe nga radiologjia. Gjatë skanimit, injektohet substancë radioaktive në trup. Kjo substancë lidhet me pjesët e kockave me ndërrime të shpejta. Pas skanimit, këto pjesë rregjistrohen me ngjyrë të zezë. Kur doktori t’a përcaktojë saktësisht vendin e dëmtuar të shtyllës kurrizore, do t’ju rekomandojë edhe disa metoda diagnostikuese me qëllim që të shqyrtohen detalisht zonat e dëmtuara.

Skanimi i kockave është një metodë e sigurt pasi doza e rrezatimit të substancës e cila vendoset në trup, është e një niveli të ulët – madje më e vogël se doza e radiografisë. 

Me ndihmën e lektromiografisë detektohet gjendja e rrënjëve nervore të cilat dalin nga shtylla kurrizore dhe kalojnë përmes ekstremiteteve. Punon nëpërmjet shkarkimeve të aktiviteteve elektrike tek muskujt të cilët janë të kontrolluar nga këto nerva. Për shembull, nëse ndjeni dhimbje në pjesën e poshtme të shtyllës, me ndihmën e EMG  testohen muskujt e këmbëve për të parë nëse ekziston dëmtim i nervave të cilat kalojnë nëpër këmbët.

Gjatë kohës së EMG elektroda të holla në formë gjilpëre vensosen në muskuj për t’i testuar ato. Aktiviteti elektrik zbatohet gjatë kohës së pushimit dhe gjatë tkurrjes së muskujve, dhe hyn në formën e procesverbalit amplitud. Nëse muskujt nuk funksionojnë normalisht, kjo do të thotë se nervi është i irrituar/ shtypur, që është një shenjë e mundshme e hernies diskale apo stenozës spinale. 

mriRezonanca magnetike është aparati diagnostikues më bashkëkohorë e cila jep një pamje të saktë jo vetëm të kockave por edhe të indeve të buta, në këtë mënyrë shërben si një pajisje e saktë diagnostikuese në zbulimin e sëmundjeve të shtyllës kurrizore. Rezonanca magnetike jep një pasqyrë të qartë të antomisë së përgjithshme të shtyllës kurrizore, dhe përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve gjenerative të diskut, hernies diskale, stenozës spinale, nervit shiatik, kifozës, skoliozës, tumoreve dhe infeksioneve të shtyllës kurrizore.

Falë kombinimit të rrezeve – X dhe teknologjisë kompjuterike, tomografia kompjuterike paraqet një diagnozë të saktë dhe të detajuar ndryshe nga radiologjia. Tomografia kompjuterike është e shpejtë, e sigurt, metodë pa dhimbje e cila mund të kombinohet me teste të tjera diagnostikuese për të marrë një diagnozë të saktë. KT scan rekomandohet për diagnostikimin e hernies diskale, stenozës spinale, nervit shiatik, skoliozës, kifozës.  Shërben edhe për diagnozën e tumorit apo infeksioneve të shtyllës kurrizore.

Artikuj te tjere...