fbpx
  •   +389 2 3099 500

Radioterapia (terapi me rreze jonizuese)

Nga pikpamja teknologjike, radioterapia është disiplina me rritjen më të madhe në vitet e fundit. Falë teknikave moderne të rrezatimit dhe aparatet më moderne teknologjike merren rezultate të suksesshme në trajtimin e indit kancerogjen.

Tek pacientët me tumor primar dhe sekondar të shtyllës kurrizore dhe palcës kurrizore, radioterapia zakonisht kryhet para dhe pas intervenimit operativ, në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira në trajtimin e pacientit.

Çfarë është radioterapia?

Radioterapia është përcaktuar si trajtimi i indit kancerogjen apo të disa tumoreve jo malinje me anë të ndihmës së rrezatimit. E njohur publikisht si terapi radiologjike ose terapi me rreze jonizuese. Rrezet e përdorura në radioterapi kanë për qëllim parandalimin e rritjes së qelizave të kancerit ose shkatërrimin e tyre. Pas diagnostikimit të kancerit 60-80% e pacientëve me kancer kanë nevojë për radioterapi. Pacientët të cilët kryejnë këtë terapi janë të sigurt për mjedisin përreth dhe mund të vazhdojnë normalisht me aktivitetet e përditshme.

Si përcaktohet metoda e trajtimit?

Ka disa faktorë të cilët ndikojnë në përcaktimin e trajtimit (kirurgjia, radioterapia apo kimioterapia). Faktorët kryesorë janë: lloji histologjik i tumorit, faza në të cilën ndodhet tumori, lokalizimi i sëmundjeve malinje, mosha e pacientit dhe gjendja e tij e përgjithshme. Vendimet e trajtimit merren pas vlerësimit nga ana e mjekëve të fushave të ndryshme dhe çdo pacient vlerësohet individualisht.

Si ndikon radioterapia tek pacienti?

Radioterapia paraqet një trajtim lokal dhe është një metodë e trajtimit jo invaziv. Doza e lartë e rrezatimit e marrë gjatë seancave me radioterapi, i shkatërron qelizat ose  pengon përhapjen  apo shumimin e tyre. Për shkak se qelizat e tumorit përhapen më shpejtë se ato normale, radioterapia  shkatërron shumicën e këtyre qelizave. Edhe pse edhe qelizat normale janë nën ndikimin e rrezatimit, mund të shërohen në një periudhë të shkurtër kohore, si rezultat i ndjeshmërisë së tyre të ulët dhe mekanizmave specifike të rigjenerimit të cilat nuk janë tipike për qelizat kancerogjene. Nga ana tjetër numri i qelizave normale të cilat e rrethojnë atë pjesë e cila trajtohet, është një milion herë më i madh se numri i qelizave të kancerit. Për t’i mbrojtur qelizat normale, doza totale e rrezatimit është e ndarë në doza më të vogla të cilat jepen në periudha të caktuara kohore në ditë. Për më tepër, mjekët përpiqen për t’i mbrojtur qelizat e shëndetshme duke e fokusuar drejtpërdrejtë rrezatimin në zonën e sëmurë.

Spitali klinik "Acibadem Sistina" posedon aparatin e fuqishëm TRILOGY për radioterapi

Në Spitalin klinik "Acibadem Sistina", radioterapi kryhet me aparatin më bashkëkohorë TRILOGY i cili ofron trajtimin e shpejtë dhe efektiv të tumorit. Aparati TRILOGY lejon dozën e lartë të rrezatimit të drejtohet plotësisht drejt objektivit të tumorit, duke mbrojtur indet e shëndetshme përreth dhe organet. Reduktimi i dozës tek organet dhe indet të shëndetshme është i rëndësishëm për mbrojtjen e funksionit të tyre dhe ruajtjen e cilësisë së jetës pas përfundimit të trajtimit radioterapeutik.