fbpx
  •   +389 2 3099 500

PET KT

PET KT është një nga teknikat më të efektshme të imazhit të cilat sot janë në dispozicion. Shkurtimisht, PET CT është një teknikë e rregjistrimit e cila tregon funksionet e organeve dhe indeve në trupin e njeriut në një nivel metabolik. Duke i kombinuar avantazhet e PET (Positron emission tomography) dhe CT (computed tomography) siguron informacione anatomike të detajuara. PET CT veçanërisht përdoret në onkologji për identifikimin e tumoreve, për përcaktimin e shtrirjes së tumorit, për planifikimin e radioterapisë, për vlerësimin e reagimit të pacientit i cili trajtohet.

PET CT përdoret si metodë diagnostikuese për të diagnostikuar ndryshimet metastatike në shtyllën kurrizore të cilat ndodhin si rezultat i shfaqjes së kancerit në pjesë të tjera të trupit. Ky mjet shërben edhe për zbulimin e kancereve primare të cilat shfaqen në vetë shtyllën kurrizore.