fbpx
  •   +389 2 3099 500

Radiologji dixhitale

Radiologjia është një nga metodat më të mira diagnostikuese. Me ndihmën e radiografive zbulohen në mënyrë të sukseshme thyerjet e kockave, tumoret spinale apo deformimet e shtyllës kurrizore.  Shërben si një mjet diagnostikues për sëmundjet degjenerative të diskut, nervit shiatik , skoliozës, kifozës dhe stenozës. Radiologjia nuk është efektive përsa i përket diagnostikimit të sëmundjeve të indeve të buta. Gjatë regjistrimit të radiologjisë dixhitale, një dozë e ulët e energjisë elektromagnetike në formën e valëve, kalon nëpër trup duke lënë hije në radiografi. Meqenëse kockat janë të dendura ato absorbojnë rrezet- X dhe manifestohen  me ngjyrë të bardhë në foto, ndërkohë që organet manifestohen me ngjyrë më të errët.

E mira e regjistrimit radiologjik është se kryhet në një kohë shumë të shkurtër. Koha e ekspozimit ndaj rrezeve – X është më pak se një sekondë, falë aparateve të reja të radiologjisë bashkëkohore dixhitale, doza e rrezatimit është minimale. Radiografitë nuk rekomandohen për gratë shtatëzëna.