Skanimi i kockave (99m TC)
Me ndihmën e skanimit të kockave, doktori do të lokalizojë pjesën e lënduar të shtyllës kurrizore. Ndihmon në diagnostikimin e tumoreve të shtyllës kurrizore, infeksioneve apo thyerjeve të fshehta me shumë më tepër saktësi ndryshe nga radiologjia. Gjatë skanimit, injektohet substancë radioaktive në trup. Kjo substancë lidhet me pjesët e kockave me ndërrime të shpejta. Pas skanimit, këto pjesë rregjistrohen me ngjyrë të zezë. Kur doktori t’a përcaktojë saktësisht vendin e dëmtuar të shtyllës kurrizore, do t’ju rekomandojë edhe disa metoda diagnostikuese me qëllim që të shqyrtohen detalisht zonat e dëmtuara.
Skanimi i kockave është një metodë e sigurt pasi doza e rrezatimit të substancës e cila vendoset në trup, është e një niveli të ulët – madje më e vogël se doza e radiografisë.