fbpx
  •   +389 2 3099 500

Gjëja e parë që mendova ishte se kisha mbetur invalid, Dimitar 63, Shkup

Pas 40 vitesh punë si inxhinier mekanik. Në fund të karrierës time, në moshën 63 vjeçare ndodhi një dryshim i papritur në jetën time nga i cili është vërtet e çuditshme se si unë ende jam gjallë. Po punoja në ashensor, dhe për një moment platforma në të cilën ndodhesha papritur filloi të bjerë nga një lartësi prej 10 metra. Isha i vetëdijshëm që po bija. Por që nga ia moment nuk mbaj mend asgjë tjetër. Nga ajo rënje pësova një nga dëmtimet më të rënda – politraumë. Në gjëndje të rëndë më dërguan me ambulancë në qëndrën e urgjencës në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

 

Pasi kalova një muaj në ventilim artificial, për herë të parë u zgjova i vetëdijshëm në departamentin e Reanimacionit (kujdesi intensiv). Kur u bëra i vetëdijshëm, menjëherë mu kujtua rënja. Gjëja e parë që mendova ishte se kisha mbetur invalid. Nuk mund të pajtohesha me atë që më kishte ndodhur. Ndërkohë që qëndroja shtrirë, vazhdimisht mendoja se do të ishte më mirë të vdisja se të qëndroja gjithë jetën i lidhur pas karrocës me dy rrota. Në departamentin e Reanimaciont qëndrova për 4 javë. Gjatë trajtimit në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ më bënë plot 9 intervenime kirurgjikale. Pas 37 ditësh më lëshuan nga spitali. Me mbështetjen e doktorëve vendosa të mos dorëzohesha.

Dëshira për tu ngritur në këmbë ishte më e madhe sesa vetë dëmtimet që kisha pësuar. Pas dy muajsh fillova të bëja hapat e para. Arrita të ngrihesha nga karroca dhe të ulesha në kolltuk. Për shumë kohë kjo ishte gjithçka që mund të bëja. Atëherë, motivimi im më i madh ishte kontrolli i parë që do të bëja me këmbët e mia në zyrën e Dr. Jordan Saveskit. Dhe kjo gjë ndodhi, i’a arrita qëllimit ,hap pas hapi, me shumë vullnet, pas tre muajsh rehabilitim dhe kryerje ushtrimesh. Në kontrollin e parë i hodha pajisjet ndihmëse dhe nga inati doja të qëndroja vetë në këmbë. Dubakun e lashë në korridor, dhe tek doktor Saveski pas tre muajsh hyra me këmbët e mia. Askush nuk mendonte se për një kohë kaq të shkurtër do të filloja të hidhja hapa. Ishte e vështirë, por shtrëngova dhëmbët dhe mblodha të gjitha forcat që të jepja gjithçka nga vetja.

Pas 9 muajsh u riktheva përsëri në punë. Mund të ecë normalisht , vetëm se tani lodhem më shpejtë se mëparë. Para aksidentit kisha organizëm të shëndoshë, merresha me sport dhe kisha një fizik sportiv të zhvilluar. Tani kam rënë pak për shkak të dëmtimit. Por, vazhdoj të jem këmbëngulës. Hapi tjetër i rradhës është që ta rikthej atë pamje që kisha para se të ndodhte aksidenti. Nuk është e nevojshme të them shumë gjëra për spitalin. Në të punon një ekip vërtetë shumë i mirë dhe profesional të cilët e njohin mirë punën. Dëshmia më e mirë për këtë jam unë. Po të mos ishin ata, unë sot nuk do të isha këtu për ta ndarë mrekullinë që ata bënë në mua. Unë gjithmonë kam thënë se është e kot të kesh një spital të bukur dhe të sistemuar nëse nuk ke një ekip të mirë. Doktorët janë të vendosur në mënyrë të përkryer përsa i përket organizimit. ‘ Acibadem Sistina’ ka çdo gjë që mund t’i nevojitet një spitali. I detyrohem për jetën time prof. Dr. Jordan Saveskit, doktor Mitko Karaxhozov, doktor Vladimir Avramovski, doktor Nebojsha Nastov, doktor Neda Trajkovska, doktor Mihajlo Ivanovski, doktor Frosina Adamovska dhe të gjithë ekipit të anesteziologëve të cilët 24 orë u përballën me një betejë të rëndë për jetën time. Gjithashtu, falenderoj dhe infermierët dhe të gjithë personelin ndihmës që më dhanë vullnet dhe më motivuan për ta vazhduar betejën.

Dimitar Nikolov 63, Shkup