fbpx
  •   +389 2 3099 500

„Më shpëtuat nga më e keqja - nga të mbeturit i paralizuar dhe i lidhur në karrocën me rrota për të gjithë jetën“, Granit Canaj, 22, Prishtinë

Është vërtet e vështirë të përballesh me vdekjen në moshën 22 vjeçare,  por kur të rikthehesh  përsëri në rrugën e jetës, atëherë e kupton se sa e mrekullueshme  është jeta.

 Atëherë mëson ti shikosh gjërat më ndryshe, mëson ti gëzohesh edhe gjërave më të vogla, të shijosh çdo ditë të re. Më 9 qershor të vitit 2013, pësova një aksident të rëndë automobilistik,  dhe pas 18 orësh pata fatin të gjendesha në spitalin klinik ‘ Acibadem Sistina’.

 

Kisha thyer shtyllën kurrizore (vertebrën) dhe kisha dëmtuar rruazat  që më kishin shkaktuar  paralizë të plotë. Nuk mund ti lëvizja dhe as ti ndjeja  këmbët. Më operuan dhe më thanë se nuk mund të parashikonin se nëse dhe sa do të përmirësohej gjendja dhe se duhet të kalojë një kohë e mirë që të mund të jepet prognoza. Më kishte zënë paniku dhe kisha frikë se nuk do të mund të ecja përsëri. Kur dola nga spitali u betova se në kontrollin e parë që do të bëja do të ngrihesha në këmbë. Që kur më lëshuan nga spitali, plot 6 javë qëndrova në krevat. Por besoja tek ju, dhe ja ku ndodhi mrekullia. Për një kohë të shkurtër fillova përsëri ti kontrolloja këmbët, të ndjeja prekjen , të dalloja të nxehtin dhe të ftohtin. Pas dy muajsh  dhe 14 ditëve qëndrova në paterica, falë ekipit professional të spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’ dhe doktorëve të mi prof. Dr. Jordan Saveski dhe Dr. Neda Trajkovska.

Me 6 shtator të vitit 2013 ndodhi edhe një mrekulli tjetër, fillova të ecja pa paterica dhe pa ndihmën e askujt. Atë ditë do ta mbaj mend gjithë jetën. E përmbusha premtimin dhe hyra në  ambulance duke ecur. Mbaj mend fytyrat e mjekëve të mi dhe konfuzionin e tyre, një surprise e madhe dhe një gëzim I sinqertë. Ju falenderoj për  përkushtimin tuaj të plotë dhe kujdesin që keni treguar kundrejt meje. Ju arritët të më shpëtonit nga gjëja më e keqe, të mbeturit I paralizuar për gjithë jetën në karrocën me dy rrota.  Ju më dhatë një shans të dytë për të jetuar dhe për ti shijuar të mirat dhe gëzimet e jetës.

Granit Canaj, 22, Prishtinë