fbpx
  •   +389 2 3099 500

Dr. Saveski më dhuroi hapa për sfida të reja në jetë, Elena Mladenovska 23

Mjafton vetëm një çast që jeta të ndryshojë rrënjësisht. Më 8.6.2011 kur po kthehesha nga puna, duke ecur mbi trotuar, një makinë u përplas me mua. Nuk mbaj mend asgjë nga aksidenti. Gjëja e fundit që mbaj mend është se kalova rrugën dhe u ngjita në trotuar. Në atë moment filloi lufta ime me jetën. Në një gjendje kritike, dy kalimtarë të cilët u gjendën aty mëmentalisht, më dërguan në spital. Beteja e pare me jetën ishte kur u zgjova nga gjendja e komës pas dy muajsh. Gjatë gjithë kohës në mua kishte pajisje. Siç thonë mjekët, kisha humbur shumë gjak dhe mezi më sollën në jetë.  Atë mbrëmje kur më sollën në spital, menjëherë më bënë dy operacione. Kalova katër muaj në krevatin e spitalit. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk duhej të ngrihesha nga krevati për shkak të lënimeve të marra në pelvis (legen). Nuk mund të më operoni menjëherë për shkak se ishte tepër e rrezikshme.  

 

I gjithë pelvisi më ishte thyer dhe zhvendosur. Në një pjesë të legenit mungonte pjesë e kockës. Meqenëse ishte tepër e komplikuar, askush nuk merrte përsipër të më operonte, ndërkohë që operacionet jashtë vendit kushtonin tepër për familjen time. Për fatin tim të madh, rruga më çoi tek Dr. Saveski, i cili më mori në duar. Operacioni ishte tepër i rrezikshëm pasi ashtu siç më shpjegoi doktori, i gjithë legeni duhej të mënjanohej dhe të vendosej përsëri. Në këtë rast, edhe gabimi më i vogël mund të kishte një fund fatal. Gjithë trajtimi në Spitalin ‘Acibadem Sistina’ zgjati 6 (gjashtë) javë. Më kishin bërë madje 8 (tetë) operacione.

Pas një viti u ngrita përsëri në këmbë

Gjashtë muaj pas operacionit duhej të pushoja deri sat ë shërohej pelvisi (legeni). Kontrolli që vijonte ishte një fitore e re për mua. Më në fund u ngrita në këmbët e mia. Ndjenja e pare dhe mendimi i parë që më erdhi ndërmend në ato momente ishte sa e gjatë që jam dhe sa të shkurtër dukeshin njerëzit përreth meje. Fillova përsëri të ecja. Vullneti dhe dëshira për të qenë edhe një herë ashti siç isha më pare më dhanë forcë që për një kohë të shkurtër të mund të lëvizë pa patur nevojë të përdor ndihmës.

Nuk dua dhe nuk ulem në karrigen me rrota

Përgjatë një viti nuk qava pothuajse asnjëherë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Drejtohesha nga mendimi se ky ishte një moment i cili duhej të zgjaste që në fund çdo gjë të kthehej si më parë. Më rekomanduan që të qëndroja në karrige me rrota në mënyrë që të mund të dilja jashtë, por këtë gjë nuk e pranova në asnjë moment.  Preferoja të qëndroja shtrirë sesa të ulesha në karrige me rrota, pasi unë nuk isha e paralizuar.

Ëngjëlli im mbrojtës Dr. Neda Trajkovska

Nuk do të kisha mundur t’ia arrija në luftën time me jetën pa ndihmën e të gjithë ekipit të Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’. Një mbështetje tepër të madhe kisha nga ëngjëlli im mbrojtës Dr. Neda Trajkovska, e cila ishte e angazhuar me mua 24 orë në ditë. Mbështetja dhe ndihma e saj profesionale, për mua dhanë një kthesë optimiste për fatin e jetës time. Jam veçanërisht e lumtur që rashë në duart e fizioterapeutëve profesionistë, të cilët luajtën rol kryesor për  arritjen e suksesit tim.