•   +389 2 3099 500
Struktura dhe funksioni i shtyllës dhe palcës kurrizore të shëndetshme Lexo më tepër Lexo më tepër

Anatomia

Llojet e sëmundjeve dhe çrregullimeve degjenerative Lexo më tepër Lexo më tepër

Gjendjet

Teknologjia mjekësore më bashkëkohore për diagnostikim të saktë dhe në kohë Lexo më tepër Lexo më tepër

Diagnoza

Përdorimi i trajtimit multidisiplinar ofron rezultate të suksesshme Lexo më tepër Lexo më tepër

Trajtimi

Qendra spinale në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ mundëson trajtimin e plotë kirurgjik dhe konservativ për të gjitha gjendjet, sëmundjet dhe lëndimet e shtyllës kurrizore. Ekipi i mjekëve tanë është i specializuar në trajtimin e problemeve më komplekse të shtyllës kurrizore, duke filluar nga trauma, ndryshimet degjenerative deri tek gjendjet onkologjike si tumoret dhe metastazat.

Ne jemi lider në drejtimin dhe efikasitetin e metodave më të reja të trajtimit. Çdo pacienti i jepet plan i plotë individual për trajtim dhe qëndrim multidisiplinar. Ekipi ynë është i përbërë nga ekspertë të njohur në fushën e traumatologjisë, neuroradiologjisë, neurokirurgjisë, neurofiziologjisë, ortopedisë, anestezisë, onkologjisë, radioterapisë dhe fiziatrisë.

Qendra spinale në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ është më e mira në rajon përsa i përket trajtimit të çrregullimeve të lindura, kronike, akute të shtyllës kurrizore. Për problemet më të ndërlikuara spinale si hernie diskale, skolioza, sëmundjet degjenerative, stenoza spinale dhe frakturat, ekipi ynë i doktorëve përdor teknikat më të fundit mjekësore. Përveç diagnostikimit, një tjetër tipar i yni i veçantë është kryerja e trajtimeve me pajisjet më të larta bashkëkohore.

Kur bëhet fjalë për kirurgji, qendra spinale posedon teknologjinë më të fundit për kryerjen e kirurgjisë minimale invazive, e cila jep rezultate më të sigurta dhe më efikase. Ndërhyrjet kirurgjike të shtyllës kurrizore, kryhen me një aparaturë të digjitalizuar në salla të pajisura plotësisht për kirurgji.

Pjesë e gjithë idesë për funksionimin e plotë të qendrës spinale është dhe terapia fizikale. Specialistët tanë fiziatër dhe fizioterapeut, punojnë ‘krah për krah’ me kirurgët dhe doktorët me qëllim që t’i sigurojnë pacientëve kujdes të integruar duke u bazuar në punën në grup. Ne kemi pajisjet më bashkëkohore për rehabilitim.

Të gjithë këto elementë përbëjnë një tërësi e cila ju siguron pacientëve kujdes të plotë. Pavarësisht nga situata në të cilën ndodheni, apo nga trajtimi për të cilin keni nevojë, qendra spinale ju ofron shërbime të cilat në fund me siguri do të japin rezultatet më të mira.