fbpx
  •   +389 2 3099 500

Tregimi i Martës

Fillova të merrem me modën që kur më “zbuluan” në moshën trembëdhjetë vjeçare. Kam qënë një adoleshente e çuditshme, sikurse çdo modele pohon se ka qenë: e dobët, me këmbë të gjata dhe sy të mëdhenj. Shpesh herë më thoshin se duhet të provoj të bëhem modele për shkak të pamjes time “unike”. Vij nga një qytet i vogël në Karolinën Veriore dhe të qenurit modele më dukej më shumë si fantazi se sa si zgjedhje reale për të bërë karrierë.  Pasi dëgjova në radion lokale se kërkonin modele, vendosa të paraqitem. Udhëtuam katër orë deri në Sharlot, në Karolinën Veriore, u takova me të gjithë dhe për kënaqësinë time mora më shumë pikë apo miratime! Pastaj nënshkrova marrëveshje me një agjenci në Nju Jork. Në atë kohë fillova të fokusohem në shkollë në Karolinën Veriore, ndërkohë që punoja edhe si modele.

Instagram/MarthaHunt

Në Nju Jork mora kritika pozitive, por diçka po ndodhte me shëndetin tim, që po më bëntë të mos dukesha bukur.

Në moshën 14 vjeçare vërejta se trupi im dukej  asimetrik. E ndava këtë fakt me prindërit e mi dhe ata menduan se jam adoleshente tipike e pasigurt. Shumë shpesh dëgjoja: “Unë nuk shoh asgjë, kjo është vetëm fazë”. Në moshën 15 vjeçare kjo asimetri në trupin tim bëhej akoma më e dukshme. Gjysma e trupit tim ndryshonte nga gjysma tjetër, ndërsa shpatulla e djathtë ishte më e theksuar se ajo e majtë. I binda prindërit që të më dërgojnë te mjeku. Ai e vërtetoi pikërisht atë të cilës i druhesha më tepër. Mu diagnostifikua skoliozë idiopatike e tipit të matur dhe boshti filloi të më shtrembërohet si shkronja S. Atëherë mjeku më tha se është dukuri shumë e shpeshtë tek të rinjtë dhe se nuk duhet të shqetësohem, por vetëm të kem kujdes. Na rekomandoi që të mbaj protezë, pasi që do të kisha vetëm rezultate jo aq të dukshme. Atë ditë u largova pak e hutuar dhe e dëshpëruar. Kuptova se kam skoliozë, por nuk mund të bëja asgjë lidhur me këtë. Atëherë nuk e dija se proteza do të mund të ishte opsion efikas për mua gjatë fazës së hershme të skoliozës.

Ashtu siç kalonte koha, gjatë pushimeve të shkollës, me nënën time vazhdova t udhëtoj për në Nju Jork. Në ditët e nxehta verore bashkë shëtisnim nëpër rrugët me portfolio në dorë.  Pas përfundimit të gjitha kastingjeve, ktheeshim në hotel që të pushojmë. Atëherë fillova të kërkoj nga nëna ime që të më vendos jastëk nën kurrizin. Më dhimbtë trupi pas shëtitjes gjithë ditore.  Klientit filluan ta vërejnë këtë. Ndjeja se diçka nuk është në rregull dhe vendosa që kur të kthehem në Karolinën Veriore përsëri të shkoj te mjeku. Atëherë kisha 17 vjet dhe trupi ima zhvillohej, e me këtë edhe boshti im shkonte nga e keqja. Ndjeja se trupi im po dorëzohet. Ndryshimet fizikisht ishin shumë të dukshme. Trupi im anonte nga e majta dhe mesi më lakohej në të djathtë, por jo edhe në të majtë. Nuk kisha baraspeshë, njëri sup ishte më i lartë dhe kryqet nuk i kisha njëlloj.

U konsultova me një mjek tjetër, i cili më dërgoi te specialisti në Grinvill, Karolina Veriore. Pas kontrollit nga specialisti, e kisha të qartë se opsioni më i mirë është operacioni me fuzion spinal. Boshtin kurrizor jo vetëm që e kisha të shtrembër, por edhe e kisha të rrotulluar. Për shkak të rotacionit brinjët i kisha të nxjerra në anën e majtë, ndërsa shpatulla më dilte nga ana e djathtë. Nëse skolioza nuk diagnostifikohet ose nuk mjekohet me kohë, ekzistojnë rreziqe për shumë probleme shëndetësore. Përveç dhimbjeve në kyçet dhe në kurriz, rotacioni i boshtit mund t’i bëjë presion mushkërive dhe të shkaktojë probleme me frymëmarrjen dhe probleme të reja.

U mësova me idenë se jam kandidat për opeacion. Dhimbja nga skolioza e arriti pragun tim personal. Pushova së stërvituri dhe kisha dhimbje shumë të mëdha vetëm nga teshtitja. Një gjë që është e përbashkët për pacientët me skoliozë është se ne e dimë sa janë të ndjeshme nervat që gjenden rreth boshtit dhe sa është kyçe lëvizshmëria e boshtit për orientimin e pjesës tjetër të trupit që të lëvizë në sinkronizim. Ndjeja se çdo gjë në trupin tim, nga kurrizi deri te këmbët nuk është si duhet, sikur nuk mundja ta gjej qendrën time të gravitetit.

Vendosa ta bëj operacionin menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme. Pjesa më e mirë e rinisë është se ndihesha e pa frikësuar. Vetë operacioni nuk më frikësonte. Nga ana tjetër, jeta me problem që ma pengonte funksionimin e përditshëm dhe më bën të ndjehem e pasigurt, ishte realitet shumë më i frikshëm.

Incizimi nga rëntgeni tregoi se kam shtrembërim prej 39 shkallë në anën e djathtë torakale me majë të majtë torako-lumbale të bashkimit TL me fuqi prej 52 shkallë.

Thjesht boshti im ishte mjaft i shtrembëruar në majë dhe në fund, që të llogaritet si fuzion i rrezikshëm i boshtit. Më informuan se operacioni përfshinë përforcim të çengelave, telave, vidha dhe dy shufra titani në pjesët e shtrembëruara të boshtit. Pastaj në bosht do të më vendosin copa të vogla të eshtrave, që të më rriten bashkë me eshtrat e boshtit, duke i lidhur në pozitë të drejt. Më thanë se boshti nuk do të më drejtohet tërësisht dhe se nuk do të mund ta ndreqim rotacionin. Për këtë do të duhet i gjithë boshti të përfshihet me shufra metali dhe në fund nuk do të ketë kurrfarë lëvizshmërie të boshtit.

Pozitive është se me shtrembërimin e boshtit do të fitojë 2-5 cm në lartësi. Më informuan për rreziqet nga operacioni i tillë serioz, por në fund isha e përgatitur.

Operacioni u caktua për 18 qershor. Në ditën e operacionit isha e shqetësuar, por isha e gatshme ta përfundoj këtë. I thash vetes se do të fitoj pakujdesje adekuate nga mjeku im dhe motrat medicinale, me qëllim që të ndihmojnë të ballafaqohem me dhimbjen që do ta kem pas operacionit dhe se do të ndjehem mirë.

Përfundimisht operacioni mi hapi sytë. Me të vërtetë ishte më e vështirë se sa që e prisja. Më dhimbtë shumë. U zgjova në Repartin për përkujdesje intensive dhe pjesa më e vështirë ishte kur motrat medicinale vinin të më zhvendosin në çdo dy orë.

Për dhimbjen kisha pompë me morfium, por të jem e sinqertë kjo vetëm pak e zvogëlonte intensitetin e dhimbjes. Për fat të mirë, ditët pas operacionit sollën deri te forcimi i mirë. Nuk ishte e lehtë. Për pak do të më jepnin transfuzion me gjak.

E mbaj mend kur për herë të parë u pash në pasqyre dhe ndjehesha e shqetësuar pasi që trupi im për herë të parë dukej njëlloj. Po ashtu brenda natës fitova 2-4 cm në lartësi! Nëna ime gjithë javën mbeti me mua në spital dhe ndjehesha e dashur në prezencën e saj. Më thanë se pasi që të eci do të mund të largohem nga spitali. E mbaj mend se sa isha këmbëngulëse kur për herë të parë motra më shëtiti nëpër repart. Atë ditë isha shumë e padurueshme se me vetëbesim vetë eca deri në tualet dhe pastaj e humba vetëdijen. U largova pas disa ditëve. Ajo javë në spital nuk ishte e lehtë, por e dija se më e keqja përfundoi.

Isha shumë e shqetësuar se do të kthehem në shtëpi. Isha e vendosur të jem më mirë pasi që dëshiroja të shpërngulem në Nju Jork, që ta realizoj ëndrrën time – të bëhem modele. Deri në fund të verës isha më e fuqishme. Përsëri e vizitova mjekun dhe ai më dha dritë të gjelbër që të shpërngulem në Nju Jork.

Rezultatet nga operacioni u shpaguan. Erdha në Nju Jork me vështrim tjetër ndaj jetës dhe ndjehesha se mund të bëjë çdo gjë. Gjashtë muajt e ardhshëm pas operacionit akoma ndjeja dhimbje, por sinqerisht mund të them se ia vlente. Asgjë nuk krahasohet me ndjenjën e pakëndshme dhe dhimbjen që e ndjeja para fuzionit të boshtit.

Vitin e parë pas operacionit isha shumë e frikësuar dhe e pasigurt nëse do të stërvitem. Edhe krahas asaj që më thanë se mund stërvitem me kufizime, frikësohesha nga boshti im i ri. Manekinia si në vete përfshinë aktivitet fizik, qëndrim në pozita të çuditshme me take të larta. Më në fund mblodha guxim të stërvitem. U dashurova në jogën e matur, ndërsa më vonë edhe në pilates. U fokusova në fitnes pasi që e dija se kjo është thjesht diçka që mund të më ndihmoje për forcimin e boshtit. Stërvitja u bë përditshmëri për mua, pasi që i ndjeja rezultatet nga forcimi. Edhe pse jetoja me shenjë negative nga skolioza, e shndërrova në diçka pozitive në jetën time. Ishte motivimi im për trup të fuqishëm dhe mendje të fuqishme.

Kur fillova të shkoj në kasting për revytë e modës kisha përvojë me një nga aspektet më komplekse të industrisë së modës. Gjithmonë isha e frikësuar se do të dukem më ndryshe nga modelet tjera. Mendoja se eci si e shtanguar. Isha e lodhur nga këto pasiguri dhe më në fund solla disa vendime të mëdha.

Në fund nënshkrova kontratë me një nga agjensitë më të mira të modës IMG dhe jeta më ndryshoi krejtësisht. Për befasinë time më thirrën për tu prononcuar në Nju Jork, Milano dhe Paris. Kur më në fund ia dola mban dhe më ftuan për shfaqjet më elitë, ia dëshmova vetes se me këmbëngulje mund t’i tejkaloj të gjitha pengesat.

Pasi përfundova me  këtë sezon, fillova të punoj me Victoria secret që ishte ëndrra ime më e madhe. Jo vetëm që është një emër prestigjioz, gjithashtu është brend i cili promovon jetë të shëndetshme të stilit të jetës me fitnes, që është në pajtim me atë që unë dëshiroj. Bëja reklama dhe promovime të rrobave të brendshme dhe ndjehesha e fuqishme dhe me vetëbesim. Tetë vite pas operacionit jam krenare që nuk e humba fokusin gjatë viteve nëpër të cilat përjetova  ngritjet dhe rëniet dhe më në fund përsëri i arrita qëllimet e mia. Deri më sot stërvitem nga tre herë në javë me trajner, i cili vazhdon të më ndihmojë që të më hapen shpatullat dhe të bëj ushtrime specifike për rritjen e kufirit të lëvizjeve në kryqet e mia. Çdo ditë tërhiqem dhe bëj masazh që të mos kem tensione shtesë.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit të cilët jetojnë me skoliozë t’i dinë opsionet e tyre. Ekzistojnë aq shumë trajtime moderne, si për shembull proteza, operacione dhe/ose ushtrime. Ajo që operacioni ishte zgjidhja ime e drejt për mua nuk do të thotë se do të jetë e duhura për secilin, por ky është një opsion efikas. Ju lutem që të informoheni për të gjitha metodat dhe opsionet për trajtimin e skoliozës. E di se jeta me dhimbje mund t’ju bëjë që në momente të ndjeheni të izoluar, por mos lejoni që kjo t’ju pengojë që ta jetoni jetën tuaj. Mos harroni se gjithçka është e  mundur.