Simptomat e gjendjeve të ndryshme të lëndimeve në shtyllën kurrizore, mund të manifestohen në shumë mënyra, prandaj është shumë i rëndësishëm diagnostikimi i saktë i origjinës së dhimbjes në shpinë apo në qafë, në duar apo në këmbë. Qëndra spinale në Spitalin klinik ‘ Acibadem Sistina’ posedon pajisjet më bashkëkohore për diagnostikimin dhe trajtimin në rajon, sikurse dhe një ekip specialistësh. Në qendrën spinale do të merrni diagnozën e saktë dhe precize, e cila është shumë e rëndësishme për trajtim e mëtejshëm dhe kujdesin e duhur.