fbpx
  •   +389 2 3099 500

Sëmundje degjenerative e diskut

Ndërmjet çdo rruaze në shtyllën kurrizore shtrihet një jastëk amortizues i cili quhet disk ndër rruazor. Me kalimin e moshës, fillojnë të dëmtohen.  Aktivitetet e përditshme të cilat i kryeni në një pozicion të drejtë të trupit, është një provë e cila tregon se sa shtylla juaj kurrizore mund ta mbajë peshën e trupit tuaj, si dhe sa presion mund të përballojnë disqet tuaja. Gjithashtu, disqet mund të dëmtohen gjatë një lëndimi më të vogël i cili shkakton dhimbje momentale. Me kalimin e viteve, ngarkesat e përditshme, madje edhe lëndimet e vogla të disqeve, gradualisht mund të shkaktojnë sëmundje degjenerative të tyre. Edhe pse në fillim dëmtohen një apo më shumë disqe, me kalimin e kohës kërcënohen edhe pjesët e shtyllës kurrizore të cilat rrethojnë disqet e dëmtuara.  

Simptoma e hershme më e zakonshme e kësaj sëmundje, është dhimbja e shpinës e cila përhapet gradualisht në pisët e vitheve dhe në pjesën e sipërme të kofshëve. Disqet degjenerative, gjithashtu mund të shkaktojnë të ashtuquajturën dhimbje diskogene ( e cila shfaqet tek disqet e dëmtuara)si dhe tek disqet e dala.

Çdo disk ndër rruazor është i përbërë nga inde të ngurta (unazë) të mbushura me xhel të butë (bërthama). Unaza është e përbërë nga ligamente të cilat janë të lidhura me rruazat. Bërthama në pjesën e saj më të madhe është e përbërë nga uji dhe luan rolin e një amortizuesi – lehtëson fërkimin e unazave.

Tek dëmtimet më të vogla që shpesh rezultojnë nga mundimet e përditshme dhe ‘konsumimit’ të disqeve, unaza është e para që do të dëmtohet. Për shembull, mund të çojë deri në plasaritjen e ligamenteve të ngurta. Ashtu siç plasaritet ligamenti, kështu krijohet dhe çarja. Nëse krijohen disa plasaritje apo edhe një plasaritje, e cila është më e madhe se ligamenti normal dhe i shëndetshëm, atëherë disku bëhet më i dobët. Kjo mund të çojë në dëmtimin e bazës së diskut (bërthamës).Në këtë mënyrë, bërthama mund të humbasë përmbajtjen e saj të lëngshme duke humbur në këtë mënyrë aftësinë e veprimit të jastëkut. Kjo gjendje, më vonë mund të çojë në rritjen e ngarkesës të rruazave, e cila në fund do të rezultojë në dëmtime akoma më të mëdha të ligamenteve në unazën e diskut.  Ashtu siç vazhdon cikli i degjenerimit, ashtu edhe fara apo thelbi i diskut mund t’a humbasi krejtësisht përmbajtjen e saj të lëngshme. Nëse arrihet deri në këtë gjendje, bërthama shkatërrohet ndërsa disku ngushtohet. Nëse bërthama shkatërrohet, atëherë edhe nyjet të cilat gjenden në pjesën e pasme të shtyllës kurrizore, nuk do të funksionojnë normalisht.

Në disa raste, ndërmjet disqeve të dëmtuara mund të ndodhë rritje e kockave (osteofite). Kjo gjendjke mund të jetë shumë e pakëndshme nëse rritja e këtyre kockave fillon të prekë kanalin e shtyllës kurrizore. Në këtë mënyrë ato do të shtypin palcën dhe nervat e shtyllës kurrizore. Kjo gjendje quhet stenozë spinale.

Ekzistojnë shumë metoda diagnostike për zbulimin e sëmundjeve dhe lëndimeve të ndryshme të disqeve. Për të përcaktuar rrënjët e problemit, zakonisht përdoret radiologjia dhe rezonanca magnetike. Në diagnostikimin e sëmundjes degjenerative të diskut, rrezet radiologjike mund të vërejnë distancën dhe renditjen ndërmjet rruazave, formimin e rritjes së kockave, apo hipertrofimin e nyjeve të pasme të shtyllës kurrizore. Nëse doktori dyshon në mungesën e ujit në thelbin e diskut, stenozë spinale apo hernie diskale, atëherë pacienti duhet të kryej rezonancë magnetike.