fbpx
  •   +389 2 3099 500

Pyetjet më të shpeshta

Përse shfaqet dhimbja e shpinës?

Përgjigja më e thjeshtë është sepse kemi ecje të drejtë. Kjo situatë çon në mundësinë e shtrembërimit të lakimit natyraë të shtyllës kurrizore – konvekse drejt pjesës së përparme ose konkavne drejt pjesës së pasme. Kjo shkakton presion në pesë disqet lumbale. Ky lloj presioni i dëmton disqet. Disqet e dëmtuara krijojnë presion tek nervat të cilat kalojnë përmes shtyllës kurrizore dhe për këtë arsye shfaqet dhimbja e shpinës e cila shpesh shoqërohet edhe me dhimbje të këmbëve.  Një arsye tjetër e dhimbjes është shfaqja e artritit tek nyjet të cilat ndodhen në pjesën e pasme të shtyllës kurrizore. Dhimbja e shpinës shfaqet shumë shpesh tek popullata më e vjetër, arsyeja e këtyre dhimbjeve janë proceset degjenerative të cilat prekin disqet.

Si më është shkaktuar hernia diskale?

Përgjigjet mund të jenë të ndryshme. Tek disa pacientë hernie diskale shkaktohet gjatë ngritjes së peshave të rënda, ndërsa tek disa të tjerë mund të shfaqet edhe gjatë aktiviteteve më të vogla fizike. Disku i shëndetshëm nuk mund të dëmtohet në mënyrë kaq të lehtë, prandaj shpesh herë këtu bëhet fjalë për disqet tashmë të dëmtuara. Simptomi kryesor tek hernia diskale është dhimbja e shpinës e cila përhapet deri tek këmbët. Nëse dhimbja intensifikohet edhe tek gjunjët dhe deri tek shputa e këmbëve, atëherë bëhet fjalë për një hernie diskale më serioze.

Kur është i nevojshëm operacioni?

Atëherë kur dhimbja e shpinës bëhet kronike dhe trajtimi konservativ nuk jep rezultat. Gjithashtu edhe në raste kur cilësia e jetesës së pacientit është shkatërruar në një masë domethënëse. Një tregues tjetër për kryerjen e operacionit është infeksioni ose tumori i palcës kurrizore.

A duhet të përdor protezë pas kryerjes së operacionit në shtyllën kurrizore?

Përgjithësisht proteza nuk është e nevojshme pas kryerjes së operacionit në disk apo në fuzionin spinal të kryer me implante. Në varësi të gjendjes tuaj, kirurgu do të vendosë nëse keni nevojë apo jo të përdorni protezë. Zakonisht përdorimi i protezës është që të keni parasyshë se në periudhën postoperative duhet të shmangni disa aktivitete të caktuara fizike.

A duhet të shkoj në terapi fizikale? Sa kohë zgjat rehabilitimi?  

Nevoja për terapi fizikale dhe rehabilitim pas kryerjes së operacionit është individuale dhe varet nga gjendja në të cilën ndodhet pacienti. Përgjithësisht 4-6 javë pas çfarëdo lloj operacioni të kryer në shtyllën kurrizore, pacientët duhet të shmangin lëvizje të shpejta siç është shtrirja, kthimi, përkulja, etj.

Si arrihet deri në dëmtimin e disqeve?

Çdo disk ndër rruazor është i përbërë nga inde të ngurta (unaza) të mbushura me xhel të butë (që ndryshe quhet bërthama). Bërthama në pjesën e saj më të madhe është e përbërë nga uji dhe luan rolin e një amortizuesi – lehtëson fërkimin e rruazave. Kur për shkak të kushteve të caktuara ndodh çarja apo copëtimi i unazës mund të shkaktohet rrjedhja e përmbajtjes së lëngshme e bërthamës.  Kushtet të cilat shkaktojnë dëme të diskut janë proceset degjenerative të cilat shfaqen me kalimin e viteve, lëndimi / trauma apo tenddosja e tepruar (ngritja e peshave të rënda...)

Çfarë ekzaminimesh duhet të bëj për të kuptuar se nga vjen dhimbja në shpinë? Ekzaminimet varen drejtpërdrejtë nga gjendja dhe koha e shfaqjes së dhimbjes. Procedurat diagnostikuese më shpesh të përdorura janë: X- ray (radiografia), rezonanca magnetike, tomografia kompjuterike, elektromiografia, skanimi i kockave. PET / CT përdoret në raste dyshimi të kancerit primar në shtyllën kurrizore ose të pranisë së metastazave të cilat kanë preardhje nga një organ tjetër.

Çfarë janë tumoret e shtyllës kurrizore?

Tumoret e shtyllës kurrizore janë rritja e indeve në ose rreth shtyllës kurrizore. Tumoret e trurit mund të jenë primare ( me preardhje nga shtylla kurrizore) ose sekondare (metastatike) me tumor nga ndonjë organ tjetër. Tumoret të cilat japin metastaza në shtyllën kurrizore janë gjinjt, mushkëritë, veshkat dhe prostata.