Ndërhyrjet mikrokirurgjike
Në qendrën spinale të ‘Acibadem Sistina’ ekipi me përvojë i kirurgëve i mënjanojnë me sukses edhe tumoret më pak të arritshme dhe me rrezik minimal të dëmtimit të nervave. Falë mikroskopit të sofistikuar, neurokirurgët mund të bëjnë më lehtë dallim ndërmjet tumorit dhe indit të shëndetshëm duke i minimizuar në këtë mënyrë komplikimet pas intervenimit. Përveç tumoreve në mënyrë mikrokirurgjike trajtohet edhe hernia diskale, stenoza e shtyllës kurrizore dhe kompresione të tjera të palcës kurrizore.